Kategoria Superiore

Tafaj: Një statistikë na bën më të mirët, ta fitojë Laçi kupën. Dinamo? S’e meriton renditjen

Partizani kërkon të marrë maksimumin dhe ta mbyllë sezonin pa humbje ndaj Dinamos (2 fitore dhe 3 barazime sezonale). Derbi i kryeqytetit do të luhet të premten (16:45) në “Selman Stërmasi”, sfidë që duhet fituar për objektivin Europë.

Duhet të shpresojmë që Kupën ta fitojë Laçi dhe të mbajmë vendin e katërt, por edhe vendi i katërt nuk është i sigurt. Të gjithë ndeshjet do të jenë finale për ne. Do të japim maksimumin dhe do të marrim maksimumin”, deklaroi zv trajneri Fatjon Tafaj në prononcimin për mediet.

40-vjeçari preku edhe tema të tjera, duke vlerësuar ekipin kundërshtar dhe duke pranuar se “Demat” kanë probleme në lidhje me pankinën dhe cilësinë në metrat e fundit.

Nuk kemi arritur në atë pikë që po të humbim këtë ndeshje apo ta barazojmë, humbëm gjithçka. Është një ndeshje që duhet vlerësuar maksimalisht. Është fat i keq për kampionatin shqiptar që Dinamo ka arritur në këtë pikë. Për kualitetin e lojtarëve, emrin që ka dhe mënyrën e lojës, ata nuk e meritojnë të jenë në këtë renditje. Të gjithë ndeshjet janë të vështira, por nuk duam ta çojmë ndërmend që do marrim minimalen e pikëve në këtë ndeshje.

Stoli? Ky është një nga problemet që kemi në ekip, pasi dihet që lojtarët e stolit duhet të ndryshojnë ritmin e lojës, mënyrën dhe rezultatin e lojës. Ndoshta nuk e kemi atë kualitetin e lartë në pankinë, sidomos në pjesën ofensive. Nga statistikat që ne kemi, Partizani ka qenë një nga ekipet më të mira në tranzicionin pozitiv.

Vuajmë me ekipet që rreshtohen me 9-10 lojtarë mbrapa, pasi nuk e kemi kualitetin e duhur në 20 metrat e fundit për pasimin final, driblimin apo zgjidhjen individuale të situatave.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Ka ardhur fundi, duhet bërë gjithçka për gjithçka. Dinamo luan mirë futboll, edhe në ndeshjet e fundit kanë humbur për gabime individuale. Janë një ekip që të vë në pozitë të vështirë dhe që luan shumë nga krahët.

Unë gati për trajner i parë? Kjo është edhe çështje eksperiencë. Një trajner mund të jetë gati kur e ndjen se është gati. Megjithatë, trajningu në Shqipëri është “shumë i vështirë”. Duhet të jem shumë i matur në lidhje me hapin tim të parë si trajner i parë. Për momentin dua të bëj maksimumin te Partizani”, deklaroi Tafaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency