Kategoria Superiore

Taipi: Jam kapiteni, detyra ime t’i ndihmoj të rinjtë. Kukësi i ri ka dy veçanti

Gjelbrim Taipi po e pret me padurim ndeshjen me Tiranën. Kukësi sfidon bardheblutë e Shehit në “Kukës Arena” të premten (17:00) me synimin për ta nisur me pikë të plota sezonin e ri në Abissnet Superiore.

Kapiteni i Kukësit vlerëson afrimet e reja nga merkato, teksa ka edhe një premtim për ta. “Mendoj se fillon një kapitull i ri me ardhjen e trajnerit Gega. Kemi punuar vazhdimisht edhe në Turqi, po ashtu grupi është konsoliduar.

Mbështetja ime nuk do i mungojë asnjë lojtari, sidomos këtyre lojtarëve që kanë ardhur këto ditë. Ata që vijnë nga jashtë duhet t’i akomodojë e ndihmojë kapiteni, për atë që nuk dinë dhe nuk kuptojnë.

Shpresoj që dhe ata të na ndihmojnë në fushë. Unë dua të them dy gjëra kryesore. Krahasuar me sezonin e kaluar tani në çdo pozicion janë nga dy lojtarë, kjo e bën më të lehtë dhe për trajnerin.

Kualiteti me dy afrimet e fundit është rritur, kështu që jemi në rrugën e duhur“, deklaroi kapiteni i ekipit verilindor.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency