Takaj: Europa e pamundur këtë sezon, të ardhmen e Dajës e vendos Gjykata e Zvicrës
Presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj mbërriti në ‘Elbasan Arena” vetëm pak minuta para përballjes me Kukësin, teksa në një intervistë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport pranoi se Europa për këtë sezon do të jetë mision i pamundur për korçarët.
Duket se për ju nuk është shumë e rëndësishme kjo ndeshje…
Natyrisht që ne nuk jemi si këto skuadrat e tjera që kanë objektiva, por sot do kërkojmë fitoren për të siguruar Europën, jo për të luajtur, por se të atillë e kemi dënimin.
A ka shanse që të luani në Europoë këtë sezon?
Jo, këtë sezon nuk besoj, pasi vendimi i Gjykatës Federale po vonon shumë dhe na ka penguar edhe në planifikimin e skuadrës.
Është folur se Ilir Daja do të ulet në stolin e Partizanit…
Ilir Daja është trajner i Skënderbeut dhe të ardhmen e tij e kemi ne në dorë. Nëse vendimi i Gjykatës Federale do të jetë pozitiv, ju siguroj që Daja nuk do të largohet nga Skënderbeu.
Jeni tifoz edhe me Tiranën. Ju gëzon fakti që bardheblutë janë shpallur kampionë?
Unë jam president i Skënderbeut, por kënaqem kur e marrin titullin sportivisht siç e mori Tirana. Ta gazojë, pasi nuk ia mori askujt dhe e meritonte titullin këtë vit si asnjëherë tjetër.



