Takime pozitive në Torino/ Bayerni bind De Ligt, detajet e akordit
Matthijs De Ligt është gjithnjë e më afër transferimit te Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë po bisedojnë prej ditësh me drejtuesit e bardhezinjve, dhe operacioni pritet të zyrtarizohet për 80 milionë euro + 10 milionë të tjera në formë bonusesh.
Drejtuesit bavarezë kanë gjetur akordin edhe me qendërmbrojtësin holandez. Bayerni do t’i dhurojë 22-vjeçarit një kontratë 4-vjeçare me një pagë fikse prej 11-12 milionë eurosh, që me bonuse arrin në 15-16 milionë euro në sezon.
Tani pritet vetëm arritja e marrëveshjes zyrtare, por të gjithë janë të bindur që De Ligt do të kalojë nën urdhrat e Julian Nagelsmann në Bundesliga pas 3 sezoneve me Juventusin në Serie A.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



