Gjermani

Takimi për të ardhmen e Lewandowskit, palët me qëndrime të kundërta

Menaxheri i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, dhe përfaqësuesit e Bayernit u takuan këtë të enjte në Mynih. Siç ka mësuar “El Mundo Deportivo”, ideja e përfaqësuesve të lojtarit ishte që t’i përcilleshin skuadrës gjermane synimet e polakut për t’u larguar këtë verë drejt Barcelonës, ​​ndërsa drejtuesit e klubit gjerman shkuan me synimin për t’i ofruar rinovimin.

Përfaqësuesi i sulmuesit polak, i cili vepron edhe si ndërmjetës i Barcelonës, ​​ka dashur të dijë qëllimet e skuadrës gjermane në lidhje me çmimin e shitjes së lojtarit. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë progres, pasi Bayern i ka thënë se nuk dëshiron ta shesë Lewandowskin, kontrata e të cilit me bavarezët skadon në qershor 2023.

Sipas gazetës “Bild”, në takim morën pjesë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidžić dhe shefi ekzekutiv, Oliver Khan. Gazeta gjermane shton gjithashtu se janë planifikuar takime të tjera mes dy palëve.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency