Featured

Talenti i Barcelonës kushtoi vetëm 10 mijë euro, sot kërkohet me ngulm në Premier League

Barcelona dhe Gavi po negociojnë për momentin zgjatjen e kontratës se mesfushorit të talentuar, për të larguar sirenat e Premier Leagues, që po i turbullojnë mendjen. Klubi “blaugrana” synon të rrisë kluazolën e largimit, që aktualisht është 50 milionë euro, një shifër “modeste” për një lojtar që po bën gjëra të mëdha në një moshe kaq të re.

Afrimi i tij te Barcelona dhe rritja deri në këtë pikë sa të kushtojë me dhjetëra milionë euro është një sukses i jashtëzakonshëm i klubit e nënshkrimi i tij ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Sipas “El Mundo Deportivos”, Gavi ka kushtuar vetëm 10 mijë euro, shifër që u paga për ta shkëputur nga akademia e Betisit në vitin 2015, kur ishte vetëm 11 vjeç.

“Meritë absolute e drejtuesve Jordi Roura dhe Aureli Altimira, arkitektë autentikë të akademisë së Barçës, që Xavi po e gëzon tani”, i deklaroi Cris Cubero, gazetari që ka dha këtë informacion.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency