Talenti i Chelsea shpjegon marrëdhënien me Tuchel: Ndonjëherë mendoj pse më ulëret gjatë ndeshjes
Callum Hudson-Odoi është një nga lojtarët më me perspektivë në organikën e Chelsea. 21-vjeçari në këtë sezon të Premier League është aktivizuar në 15 raste nga ana e trajnerit Tomas Tuchel ndërsa ka shënuar edhe një gol. Së fundmi, britaniku ka shpjeguar marrëdhëien e tij me teknikun gjerman, ndërsa thekson se Tuchel kërkon gjithnjë të marrë maksimumin nga lojtarët e tij.
“Tuchel është një person shumë i mirë, taktikisht është i mrekullueshëm. Ai e di shumë mirë se si të marrë më të mirën nga secili futbollist, por ndonjëherë këtë e bën duke ulëritur nga stoli dhe ti në fushë mendon se përse ai po vepron në këtë mënyrë. Ndonjëherë është e vështirë ta kuptosh, por kërkon më të mirën nga skuadra e tij.
Kërkon të përcjellë një mesazh dhe ta bëjë të qartë se kërkon ta fitojë ndeshjen. Padyshim që Tuchel është shumë ndryshe nga trajnerët me të cilët kam punuar më parë, është aty i gatshëm gjithnjë për të bërë ndonjë gjest apo për të bërtitur”, u shpreh Odoi.



