Serie A

Talenti i futbollit turk zbarkon në Serinë A, sot vizitat dhe firma

Torino fiton garën për talentin turk Ilkhan. Futbollisti 18-vjeçar që spikati sezonin e kaluar me Besiktasin, kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por pikërisht italianët ia kanë dalë ta bindin për ta transferuar në Serinë A.

Mediat në Itali raportojnë se gjatë ditës së sotme Ilkhan do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë me Torinon ndërsa në arkat e kampionëve në fuqi të Turqisë do të shkojnë paratë e parashikuara në klauzolë, ose rreth 3 milionë euro.

Mesfushori Emirhan Ilkhan debutoi sezonin e kaluar me Besiktas, duke spikatur me cilësitë e tij teknike, teksa specialistët e konsiderojmë si e ardhmja e futbollit turk.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency