Premier League

Talenti i Manchester Unitedit nënshkruan kontratën e parë si profesionist

Ndërkohë që të gjithë presin me interes zhvillimet që do të ndodhin me trajnerin Jose Mourinho, drejtuesit e klubit të Manchester Unitedit kanë vendosur të blindojnë një prej talenteve të tyre.

Bëhet fjalë për sulmuesin 17-vjeçar, Mason Greenwood, i cili ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste, që do ta mbajë të lidhur për 5 vitet e ardhshme me skuadrën e “Old Trafford”, pas disa vitesh me skuadrat e moshave.

Djaloshi udhëhoqi Manchester United U-18 drejt titullit kampion sezonin e kaluar, duke shënuar plot 17 gola, ndërsa në këto javë të para ka shënuar edhe 5 herë të tjera me skuadrën e moshave.

Jose Mourinho e mori sulmuesin 17-vjeçar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta aktivizuar në turneun e International Champions Cup, dhe mbeti mjaft i kënaqur nga performanca e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency