Talenti shqiptar firmos për 4 vite me Bayernin
Një adoleshent shqiptar nënshkruan për Bayernin e Mynihut. Klubi bavarez ka zyrtarizuar marrëveshjen me Leon Dajakun, i cili vjen nga Stuttgarti si përforcim për skuadrën amatore të Bayernit, por ai mund të luajë gjithashtu edhe me U-19. 18-vjeçari ka firmosur kontarën që është e vlefshme deri më 30 qershor 2023.
“Jemi shumë të lumtur që Leoni ka vendosur të luajë për Bayernin. Ai është një lojtar sulmues i shpejtë dhe i rrezikshëm. Ne jemi të bindur se ai do të bëjë përparim të madh te Bayerni,” – deklaroi Jochen Sauer, kreu i kampusit të Bayernit.
Dajaku i transferua në vitin 2014 te Stuttgarti. Në sezonin e kaluar ai u grumbullua dy herë në ekipin e parë të Stuttgartin, në transfertat e Bundesligës kundër G’ladbachut dhe Wolfsburgun. Me ekipin e 19-vjeçarëve të Stuttgartit shënoi 13 gola në 27 ndeshje. Ai ka pasaportë gjermane dhe ka luajtur për përfaqësuesen U-17 të Gjermanisë në kampionatin europian, duke shënuar 2 gola në 6 ndeshje.



