Premier League

“Talismani” Gabriel Jesus, 12 muaj pa shijuar qoftë një humbje!

12 muaj pa pësuar asnjë humbje në ndeshjet zyrtare. Kjo është historia e Gabriel Jesus, që përgjatë 1 viti (3 muaj ka qenë i dëmtuar) ka zbritur në fushë me 3 skuadra të ndryshme, me Palmeirasin, Brazilin dhe Manchester City-m e Pep Guardiolës, dhe në asnjë rast nuk e ka provuar shijen e disfatës si protagonist. Sulmuesi, që iu bashkua “Cityzens” janarin e kaluar, në fitoren 3-2 me West Brom ka mbushur plot 12 muaj të mrekullueshëm. Humbjen e fundit e ka pësuar më 29 nëntor të 2016-ës, kur ish-skuadra e tij, Palmeiras, u ndal 1-0 nga Santosi. Një tjetër e dhënë fantastike për sulmuesin brazilian janë golat e shënuar: plot 50 si futbollist profesionist në 118 ndeshje. Lionel Messi 50 gola i ka shënuar pas 124 takimeve me Barcelonën dhe Argjentinën, ndërsa Cristinao Ronaldo ka zbritur plot 221 herë në fushë me Sportingun e Lisbonës, Manchester United dhe Portugalinë për ta arritur këtë shifër finalizimesh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency