Merkato

Tani e ka fjalën de Jong, Barça ka gati marrëveshjen me Valencian për mesfushorin spanjoll

Javë vendimtare për transferimin e Frenkie de Jong te Manchester United. Klubet pothuajse e kanë arritur marrëveshjen për një shifër që mund të jetë rreth 80 milionë euro, tashmë fjala e fundit është e mesfushorit holandez.

Xavi kërkon “ta heqë qafe” sa më parë De Jongun për të bërë të mundur blerjen e Carlos Soler. Barça ka rënë dakord me Valencia për të mbyllur operacionin për 20 milionë euro.

Tani të gjithë presin fjalën Frenkie de Jong, pasi holandezi duhet të arrijë marrëveshjen e me “Djajtë e Kuq” sa i përket pagës. De Jong ngushëllohet me faktin se United, pavarësisht se nuk është në Champions League, është ende një gjigant i futbollit dhe ka emëruar trajner Ten Hag, i cili do ta bëjë atë kapiten.

Natyrisht, De Jong dëshiron të fitojë më shumë para dhe nëse Mançester United e dëshiron, duhet ta “lajë” me ar. Aktualisht, paga e holandezit është 11 milionë euro neto në sezon. Nëse vendimi përfundimtar i futbollistit do të ishte të mos largohej, Barça do t’i bënte presion për të ulur pagën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency