Tapeti mban larg Kukësin nga “Zeqir Ymeri”, verilindorët sërish në “shtegtim”!
Burime të Supersport bëjnë me dije se sipas specialistëve, Kukësi duhet të presë dhe disa javë deri sa fusha të jetë gati. Me shumë gjasa verilindorët do të jenë të detyruar që të luajnë larg shtëpisë së tij edhe sfidat si pritëse ndaj Egnatias, Laçit dhe Partizanit.
E thënë ndryshe, kuksianët me shumë gjasa do ta inagurojnë stadiumin e ri në fillimin e vitit të ardhshëm, që përkon me takimin e javës së gjashtëmbëdhjetë. Edhe pse dëshira është e madhe që, skuadra blu të kthehet sa më parë në “Zeqir Ymeri” fjala e fundit do u takojë specialistëve grek.
Krahas tapetit, stadiumi i Kukësit do të jetë plotësisht gati brenda dy javëve të ardhshme, dhe vetëm nëse kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, mund të ndodhë që “Zeqir Ymeri” të hapë dyert para janarit.



