Tare: 70 milionë për Immobilen? Ndihet pjesë e projektit të Lazios
“Ciro Immobile nuk do të largohet nga Lazio. Ai ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023 dhe do të qëndrojë me shumë kënaqësi te ne”. Këto janë fjalët e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili më pas iu përgjigj pyetjes për një ofertë të mundshme për sulmuesin nga Lindja e Largët. “70 milionë për Immobilen? Nuk na ka ardhur asnjë ofertë e tillë për këtë futbollist dhe nuk kemi patur kontakte me asnjë klub,” – sqaroi më tej Tare. “Ai ndihet shumë i lumtur te Lazio, sepse është në qendër të projektit tonë.”



