Serie A

Tare i tërbuar me VAR-in: Duam sqarim dhe kërkojmë respekt!

Igli Tare shërthen ndaj gjykimit dhe mënyrës sesi përdoret sistemi VAR në ndeshjet ku luan Lazio. Drejtori Sportiv i bardhekaltërve kërkon llogari për episodet, që penalizuan skuadrën kryeqytetase në humbjen 1-3 me Torinon.

“Kërkojmë sqarim. Ky ishte një skandal. Lazio është dëmtuar hapur, kërkojmë respekt. Gjatë sezonit mund të ndodhin 1 apo 2 gabime, por tani është kthyer në zakon. Kemi mbërritur deri këtu pa “vjedhur” asgjë. Duam të jetë zotër të fatit tonë, pa ndikuar askush te rezultatet. Duam sqarim në interpretimin e disa episodeve.”

Më pas, Tare ndalet te momentet e veçanta të ndeshjes.

E nisim nga 11-metërshi. Nëse kemi nevojë për VAR-in, atëherë le ta përdorim. Ishte një faull i qartë me dorë, ishte 11-metërsh, që duhej akoruar. Përkundrazi, VAR-i u përdor vetëm për një kontakt të Immobiles me Burdison, për një episod që vetë mbrojtësi argjentinas e pranoi se nuk ishte prekur. Tani duhet të ruajmë qetësinë në një moment të vështirë, sepse kishim një mundësi të madhe. Do të jemi më të fortë se fati.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency