Tare i zhgënjyer me De Vrij: U tregua mosmirënjohës
Igli Tare vijon të jetë i zhgënjyer për një nga dështimet e pakta të karrierës së tij si Drejtor Sportiv te Lazio, rinovimin me mbrojtësin holandez, Stefan De Vrij.
Në prag të ndeshjes me Juventusin, në ‘Olimpico’, shefi i klubit lacial ka akuzuar mbrojtësin holandez së nuk është treguar korrekt dhe i ka munguar mirënjohja.
“Me De Vrij nuk duhet të kishim shkuar në këtë situatë, por treguam më shumë besim se sa duhet dhe gjatë bisedave tona, nuk u mbajtën shumë premtime. Lazio pati një rol të rëndësishëm në rilançimin e De Vrij, por holandezi nuk u tregua aspak mirënjohës në këtë rast. Gjithsesi, ne kemi besim në profesionalizmin e tij, në ndeshjet e mbetura të sezonit”, u shpreh Igli Tare.



