Serie A

Tare: Lazio është për Champions, ky është viti i duhur!

I pranishëm në Dubai në ndarjen e çmimeve Globe Soccer Awards, drejtori sportiv i Lazios Igli Tare, në një intervistë për mediat italiane ka folur për pritshmëritë që ka për vitin 2019-të,duke nënvizuar se ky është viti i duhur që Lazio të kualifikohet në Champions League ndërsa komentoi edhe merkaton.

“Ne duam të arrijmë objektivat thelbësor që sjellin rritjen e klubit, ku më i rëndësishmi është padyshim kapja e një vendi në Champions League për sezonin tjetër. Kemi vite që i sillemi rrotull vendit të kartërt, dhe shpresoj që ky sezon të jetë i duhur.Rivaliteti është i madh për atë pozicion, dhe ne duhet të japim më të mirën tonë. Merkato? Këtu në Dubai pata mundësi të takoj shumë kolegë të mi nga klubet e tjera. Mund të them vetëm se tek Lazio, do të ketë më shumë shitje, se sa blerje” – deklaroi Tare.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency