Serie A

Tare në aksion, synohet firma me brazilianin e Santosit

Lazio vijon të jetë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi Hysaj duket qartë që nuk e ka krahun e tij të preferuar dhe së fundi ka dalë në skenë emri i 20-vjeçarit Brazilian, Pedrinho.

Këtij të fundit i ka skaduar kontrata me Santos dhe mund të vendosë vetë të ardhmen e tij, teksa nëse arrin marrëveshjen me Lazion, atëherë bardhekaltrit do të jetë të detyruar të paguajnë vetëm një taksë modeste për formimin e tij.

Igli Tare është vënë në lëvizje dhe ka përfituar nga fakti që vetë lojtari ndodhet në Itali për t’u pajisur me pasaportë, ndaj shumë shpejt mund të ketë një marrëveshje që do ta vishte bardhekaltër mbrojtësin Pedrinho.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency