Tare në Londër për të negociuar shitjen e Milinkoviç-Saviç
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka udhëtuar drejt Londrës, për të sistemuar njëherë e mirë çështjen e mesfushorit Sergei Milinkoviç-Saviç, i cili edhe këtë verë kërkohet nga disa skuadra angleze.
Manchester United po punon në heshtje për të transferuar futbollistin në “Old Trafford”, ku pritet të marrë vendin që do të lirojë Paul Pogba, i cili ka bërë gati valixhet për në Madrid, ndërsa Tare pritet të diskutojë nga afër me drejtuesit e “djajve të kuq”.
Verën e kaluar Claudio Lotito refuzoi 120 milionë euro për kartonin e mesfushorit serb, ndërsa këtë vit ka kërkuar 100 milionë euro, por në fund gjasat janë që bardhekaltrit të pranojnë edhe 80 milionë euro, pasi Milinkoviç nuk bëri një sezon për t’u mbajtur mend këtë vit.



