Serie A

Tare punon në heshtje, Lazio transferon nga Verona sulmuesin e talentuar

Igli Tare vijon të punojë në heshtje për të përforcuar skuadrën e Lazios dhe së fundi ka siguruar shërbimet e sulmuesit anësor të Veronës, Matteo Cancellieri. Futbollisti 20-vjeçar debutoi këtë sezon me veronezët, duke luajtur 12 ndeshje, teksa mori ftesë edhe nga trajneri Mancini, duke veshur për herë të parë fanellën e përfaqësueses.

Tare punonte prej ditësh për shërbimet e sulmuesit dhe më në fund ia ka dalë të bindë Veronën, teksa paraditen e të enjtes janë prenotuar edhe vizitat mjekësore të Cancellierit, si hapi i fundit para se të hedhë firmën mbi kontratë.

Ndërkohë drejtuesi shqiptar i bardhekaltërve vijon turin e udhëtimeve, pasi ka marrë përsipër të sjellë në skuadër një portier për të zëvendësuar Strakoshën, një mbrojtës dhe një zëvendësues për Immobilen në sulm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency