Taulant Seferi largohet nga Young Boys
Talenti i Kombëtares shqiptare U-21, Taulant Seferi është larguar nga skuadra zvicerane e Young Boysit, në huazim po brenda shtetit helvet. Djaloshi me origjinë nga Maqedonia është huazuar te skuadra e Ligës së Dytë zvicerane, Wohlen, lajm që është bërë i ditur nga vetë klubi i Youg Boysit.
Seferi nuk po arrinte të gjente hapësira te skuadra kryesuese e SuperLigës zvicerane, kjo për shkak edhe të dëmtimeve të shpeshta, ndërsa te Wohlen do të tentojë të arrijë maksimumin e formës.
Ai është aktivizuar fillimisht me skuadrat e moshave të Maqedonisë, por kohët e fundit i është bashkuar Shqipërisë U-21, me të cilët ka luajtur edhe 4 takime.



