Lajme

Tavecchio: Jemi të hidhëruar, analizë të thellë situatës!

“Jemi thëllësisht të hidhëruar dhe të zhgënjyer për mungesën e kualifikimit në Botëror. Është një zhgënjim sportiv që kërkon një zgjidhje, ndaj do të zhvillojmë një mbledhje me të gjithë anëtarët e federatës, për të bërë një analizë të thellë dhe për të vendosur për të ardhmen.”

Këto janë fjalët e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, pas dështimit të përfaqësueses italiane, për të shkuar në “Rusi 2018”. Sigurisht që cështja e parë që i duhen dhënë zgjidhje mbetet ajo e trajnerit. Në tavolinë është dorëheqja e Venturës, e kërkuar njëzëri nga opinioni sportiv në Itali.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency