La Liga

Te Barcelona e kanë me VAR-in: Ndaj Lenglet, u keqpërdor

Barcelona u ndal në një barazim 2-2 në derbin katalan ndaj Gironës, në një sfidë që nisi mjaft mirë për skuadrën e Valverdes, por që u komplikua në minutën e 33-të, pas kartonit të kuq të marrë nga mbrojtësi Lenglet.

Ky i fundit ndali pastër me këmbë sulmuesin e Gironës, por ngriti krahun më shumë se duhet dhe goditi kundërshtarin në fytyrë, ndërsa arbitri i takimit, pasi rishikoi pamjet me VAR, vendosi ta nxjerrë nga fusha.

Vendimi i arbitrit të takimit nuk u mirëprit aspak nga skuadra e Barcelonës, me lojtarët dhe trajnerin Valverde që nuk e fshehën pakënaqësinë në përfundim të takimit.

“Lenglet bën një lëvizje natyrale, nuk është agresion. Pati kontakt, por topi ishte në tokë. VAR-i duhet të ketë të njëjtin kriter për të gjithë dhe duhet përdorur në mënyrë korrekte”, theksoi mesfushori i Barcelonës, Sergi Busquets.

“Nuk jam dakord me VAR-in. Mendova se gjyqtari po shikonte nëse sulmuesi goditi mbrojtësin tim. Nuk kishte fare agresion”, deklaroi Valverde pas ndeshjes, duke ia faturuar pikërisht këtij kartoni, hapin fals të djeshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency