Te Barcelona planifikojnë rikthimin e argjentinasit që ka fituar gjithçka me “blaugranat”
Joan Laporta dhe ekipi i tij nuk pushojnë së punuari për ta rikthyer Barcelonën në majat e futbollit spanjoll dhe evropian. Një nga linjat që po ndjekin është rikthimi i ish-lojtarëve të klubit, që kanë bërë epokë në Katalunjë. Në këtë kuptim, Xavi u kthye në rolin e trajnerit dhe Dani Alves si lojtar. Objektivi i radhës, sipas gazetarit të “Sport”, Albert Rogé, është Javier Mascherano.
Argjentinasi, një legjendë e klubit të Barçës, ku qëndroi për 8 sezone, aktualisht është trajner i Argjentinës U-20. Megjithatë, në të ardhmen e afërt mund të kthehet në Barcelonë, pasi në klubin “Blaugrana” ka konsensus për rikthimin e tij qoftë për Barçën B, qoftë në një nga ekipet e akademisë.



