Gjermani

Te Bayern apo te Barça?/ Gruaja e Lewandowskit: Kam filluar të mësoj spanjisht

E ardhmja e Robert Lewandowskit është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara të momentit, me Barcelonën që është përfshirë seriozisht në garë për kartonin e 33-vjeçarit.

Bayern Munich nuk dëshiron që sulmuesi të largohet, por nga ana tjetër nuk ka pranuar ende plotësimin e kërkesave të polakut.

E ndërsa në media raportohet gjerësisht se sulmuesi, kontrata e të cilit me kampionët e Gjermanisë përfundon në vetën e 2023-shit, është drejt kalimit te Barça, gruaja e Lewandowskit, Anna “i ka hedhur benzinë zjarrit”.

Ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale ku thotë se ka filluar të mësojë spanjisht dhe pyet për këshilla, duke nënkuptuar në njëfarë mënyre se transferimi i sulmuesit në Spanjë është shumë i afërt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency