Futboll

Të “çmendur” pas Salah, 1 milion egjiptianë e zgjedhin President

Salah për President në Egjipt. Ka fituar plot 1 milion vota, numër i barazvlefshëm me 5 % të atyre që kishin të drejtën e votës. Me të vërtetë çmenduri ajo që ka ndodhur në Egjipt, gjatë zgjedhjeve Presidenciale ku fitoi fitoi Abdel Fattah Al-Sisi që u konfirmua në drejtimin e vendit për të dytën herë radhazi me 92 % të votave. Gjatë zgjedhjeve, plot një milionë votues, shtuan me dorën e tyre në listën e kandidatëve një emër të tretë, atë të idhullit të tyre Mohamed Salah, duke e çuar sulmuesin e Liverpul në vendin e dytë, duke parakaluar madje edhe kandidatin tjetër zyrtar Moussa Mostafa Moussa.

Pasi pa ti ikte nga duart vitin e kaluar Kupa e Afrikës, që e humbi në finalen me Kamerunin, Salah e ka udhëhequr këtë vit Egjiptin drejt kualifikimit hstorik në Botërorin e Rusisë, një arritje që realizohet për herë të tretë në historinë e vendit afrikan, plot 28 vjet pas pjesëmarrjes së fundit në Italia 90. Salah që është në garë për të fituar edhe Këpucën e Artë Europiane, por përjeton një sezon përrallor me Liverpulin, dhe që tani madje mund të konsiderohet edhe si fituesi moral i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency