Te “Djajtë e Kuq” janë lodhur me Maguire, Rangnick e ka zgjidhjen për mbrojtjen
Manchester United e bëri Harry Maguire qendërmbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Në sezonin e tij të parë si “Djall i Kuq” fitoi shiritin e kapitenit, por vetëm kaq, skuadra po vuan shumë në aspektin mbrojtës. Nënshkrimi me Varane nuk i ka korrigjuar problemet, përkundrazi e ka vendosur francezin nën shpatën e Demokleut. Një sëmundje së cilës ende nuk i është gjetur vaksina.
Tifozët e Machester United janë lodhur me problemet e një skuadre që është larg rivalëve më të fortë në Premier League. Sipas “Mirror”, Ralf Rangnick është një tifoz i madh i Antonio Rüdigerit dhe United do të përpiqet të marrë qendërmbrojtësin me kosto zero gjatë verës. Të gjithë e njohin telenovelën që shoqëron mbrojtësin gjerman dhe kontratën e tij, e cila skadon më 30 qershor, dhe në “Old Trafford” duan të përfitojnë nga kjo, ndërkohë që dyshimet për Maguire rriten dita-ditës. United është ngopur me Maguire… dhe zgjidhja mund të jetë Rüdiger.



