Futboll

Të dyshuar nga policia ukrainase si spiunë rus, gazetarin e shpëton “Dora e Zotit”

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që shumë gazetarë anembanë botës të shpërngulen në Ukrainë për të raportuar nga terreni atë që po ndodh. Kështu, kanë bërë edhe një grup amerikano-latinë me gazetarin kilian Daniel Matamala dhe me pjesëtarët e tij, por që kanë përjetuar një eksperiencë sa dramatike aq edhe çliruese në fund.

Ai dhe grupi i tij janë ndaluar nga forcat e Ukrainës të cilët kanë dyshuar se ata mund të ishin spiunë apo sabotatorë dhe janë shoqëruar për në stacionin policor. Matamala thekson se situata aty ishte e tensionuar, mirëpo pasaporta argjentinase e një prej pjesëtarëve të grupit të tij shoqërues dhe më pas tatuazhi i Diego Armando Maradonës në trupin e kameramanit zbuti tërësisht situatën.

“Në një prej pikave të kontrollit policia Ukrainase na mori pasaportat, kamerat, telefonat dhe dokumentat. Na shoqëruan në stacionin policor, aty ku situata ishte shumë e tensionuar. Duke qenë se jemi në një luftë, ekziston edhe frika për spiunë apo sabotatorë.

Por, një prej policëve vuri re pasaportën argjentinase të një prej shoqëruesve të mi dhe mes shumë fjalëve në gjuhën ukrainase kuptova kur ata thanë Lionel Messi dhe Maradona. Ishte pikërisht ai moment kur situata ndryshoi tërësisht, kameramani jonë i tregoi se kishte një tatuazh të Maradonës. Ata na liruan menjëherë dhe na dhanë sërish pajisjet tona, mund të them se shpëtuam prej “Dorës së Zotit”, theksoi gazetari kilian Matamala.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency