Kombëtare

Të fundit nga Kosova, zhvillohet stërvitja e parë nën drejtimin e Gliha

Kosova ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës. Në fillim është miqësorja me Jordaninë, që do luhet në “Fadil Vokrri” më 10 nëntor (18:00).

Katër ditë më pas Dardanët përballen me Greqinë në Selanik (20:45), takimi i fundit i eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Pak çaste më parë, përfaqësuesja e Kosovës ka zbritur në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, duke zhvilluar stërvitjen e parë nën drejtimin e Primoz Gliha.

54-vjeçari slloven është përzgjedhur si trajner i përkohshëm i Kosovës, dhe shpreson të arrijë rezultate pozitive në dy ndeshjet debutuese të tij.

Elbasan Rashani është një nga mungesat, pasi sulmuesi i Clermont në Ligue 1 ka pësuar një dëmtim.

Lirim Kastrati (Legia) dhe Bersant Celina (Ipswich) janë dy mungesa të tjera, pasi është vendosur të vijojnë të jenë pjesë e klubeve, duke humbur miqësoren me Jordaninë.

Probleme fizike ka edhe Zymer Bytyqi. Lojtari ofensiv i Konyaspor në Turqi, shpreson të rikuperohet për takimin me Greqinë.

Kosova renditet në vend të fundit të grupit B (4 pikë) dhe shpreson t’i mbyllë kualifikueset e Katar 2022 me një rezultat pozitiv.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency