Serie A

Të gjithë në garë për Under, e duan të mëdhatë e Europës!

Talenti i Romës, Cengiz Under është kthyer në objekt dëshire për shumë skuadra në Europë. 21-vjecari ndiqet prej kohësh nga Manchester United, Arsenal, Tottenham apo Sevilla, ndërkohë që së fundmi për mëngjarashin interesohen edhe skuadrat franceze të Marseille dhe Lyon. Verdhekuqtë janë të gatshëm të negociojnë nëse për talentin turk vjen një ofertë e mirë. Under u transferua te Roma në vitin 2017-të nga Baskasehir për 14,25 mln euro, ndërkohë që në gjysmën e dytë të këtij sezoni turku nuk ka luajtur shumë për shkak të një dëmtimi që e ka mbajtur larg fushës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency