Premier League

Të gjithë të fiksuar pas Brojës, klubi i Premier League ofron 40 milionë €

Armando Broja po i bën të gjithë për vete me performancat fantastike dhe golat e realizuar me Southampton, ku është i huazuar nga Chelsea, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Sulmuesi i talentuar shqiptar ka shënuar 5 gola dhe 1 asist në Premier League, teksa ka gjetur edhe 2 herë rrugën e rrjetës në EFL Cup me “Shenjtorët”. West Ham ofroi 20 milionë euro për kartonin e tij.

Southampton dëshiron ta mbajë edhe për disa sezone në “St. Mary’s Stadium” dhe ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh + bonuse.

Një tjetër klub anglez është i interesuar për shërbimet e 20-vjeçarit nga Malësia e Madhe. Flasim për Newcastle që ka piketuar Brojën si sulmuesin e së ardhmes.

Paratë nuk janë problem për “Qymyrxhinjtë”, të cilët janë gati t’i paguajnë Chelsea plot 40 milionë euro. Kampionët e Europës e vlerësojnë Brojën.

“Blutë e Londrës” preferojnë që lojtari shqiptar të mbyllë sezonin te Southampton për të vlerësuar situatën e tij në verë, por Newcastle insiston dhe 40 milionë eurot tundojnë Chelsea…

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency