“Të humburit” e kampionatit italian, lojtarët që kanë luajtur më pak se 30 minuta
Pasi janë luajtur 8 javët e para të kampionatit italian, mund të thuhet se është konfirmuar dominimi i Juventusit, ashtu si Cristiano Ronaldo ka treguar se është vërtetë ndër më të mirët në botë.
Surpriza pozitive e këtij kampionati është sulmuesi polak i Genoas, Piatek, i cili ka shënuar 8 gola në 7 ndeshje të kuqebluve dhe synon të barazojë rekordin e Batistutës me gol në 11 ndeshje radhazi.
Megjithatë ka edhe disa lojtarë, që për zgjedhje teknike, ose për probleme fizike, kanë “humbur” në stolin e skuadrave respektive dhe kanë luajtur më pak se 30 minuta, në këto javë të para.
- Vincent Laurini (Fiorentina) – 9 minuta lojë
- Ronaldo Vieira (Sampdoria) – 26 minuta lojë
- Gleison Bremer (Torino) – 11 minuta lojë
- Jonathan Biabiany (Parma) – 10 minuta lojë
- Alessandro Matri (Sassuolo) – 3 minuta lojë
- Joao Mario (Inter) – Asnjë minutë lojë
- Alen Haliloviç (Milan) – Asnjë minutë lojë
- Ante Çoriç (Roma) – Asnjë minutë lojë
- Moise Kean (Juventus) – Asnjë minutë lojë
- Danilo Cataldi (Lazio) – 2 minuta lojë













