Te Inter nuk kishte hapësira, sulmuesi realizon dopietë në kampionatin francez
Sulmuesi nga Amerika e Jugut, Martin Satriano, i cili u huazua në Brest nga Interi, shënoi golat e tij të parë në Ligue 1 kundër Troyes në debutimin e tij si titullar.
Lojtari që është në pronësi të përbashkët të dy klubeve u prezantua zyrtarisht në kampionatin e Ligue 1.
21-vjeçari nga Uruguai, i huazuar në merkaton e fundit të verës në Brest, shënoi golat e tij të parë në tokën franceze në ndeshjen e tij të parë si titullar.
Në stadiumin “Francis Le Ble”, Satriano shënoi në minutën e 7-të me një asistim të Belaili, përpara se të realizonte një tjetër goditje në minutën e 27-të. Loja e tij më pas u mbyll më pak se gjysmë ore nga fundi, i zëvendësuar nga Mounie.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



