Itali

Te Juve ndihen të vjedhur, ish-arbitri “i hedh benzinë zjarrit”

Juventus nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 ndaj Salernitanës në “Allianz Stadium”, megjithatë fundi i takimit prodhoi polemika pa fund dhe plot tre kartonë të kuq për bardhezinjtë, përkatësisht për Allegrin, Milik dhe Cuadradon.

Bardhezinjtë rikuperuan disavantazhin prej dy golash dhe në minutën e katër shtesë kaluan në avantazh me Milik, që festoi duke hequr bluzën dhe mori kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë më pas ndërhyri VAR-i dhe arbitri rishikoi aksionin, duke anuluar golin e bardhezinjve çka shkaktoi tension te Allegri e Cuadrado, të cilët gjithashtu u ndëshkuan me të kuq.

Në përfundim të sfidës ishte ish-arbitei Luca Marelli ai që “i hodhi benzinë zjarrit”, duke e quajtur të pakuptimtë vendimin për anulimin e golit të Milik, që ishte i rregullt sipas tij.

“Rregullorja është e qartë për pozicionin jashtë loje aktiv, pasi një lojtar duhet të ndikojë në aksion. Në rastin konkret Milik gjuan dhe Bonucci nuk ndikon aspak, as për t’i penguar rrezen mbrojtësit, e as portierit. Pra thjesht është aty dhe e shoh të paarsyeshëm anulimin e këtij goli. Të pakuptueshëm”, u shpreh Marelli.

Vendimi për anulimin e golit do të komentohet gjatë, pasi Juventus humb kështu dy pikë të tjera dhe mbetet larg zonës së kreut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency