Kategoria Superiore

Te Kastrioti presin më shumë nga sulmi!

Me pesë pikë të grumbulluara, Kastrioti e sheh veten në vendin e fundit të renditjes. Skuadra e Ramadan Ndreut do të ketë tre ndeshje shumë të rëndësishme në këtë fund viti, teksa do të ndeshet me dy rivalët direkt për mbijetesë si Egnatia dhe Skënderbeu, ndërsa do të takohet dhe me Laçin para krishtlindjeve. Krutanët do të kërkojnë kthesën e madhe, në sfidën me dy skuadrat që ndodhen më pranë në renditje.

Kastrioti ka pësuar 15 gola në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa ka mundur që të shënojë vetëm 2 gola, ndërsa suksesin e  fundit e ka arritur në 16 tetor, ose e thënë ndryshe gati 2 muaj më parë. Krutanët do synojnë që të rikuperojnë sa më shumë diferencën me Egnatian dhe Skënderbeun, pikërisht dy kundërshtarët e radhës, në mënyrë që në merkaton e janarit të ketë mundësinë për të përforcuar skuadrën, e për të provuar që në pjesën e mebtur të kampionatit të luftojë deri në fund për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar.

Takimet që do të luhen të dielën dhe në datën 18 dhjetor do të jenë shumë të rëndësishme për fatin e Kastriotit që do të bëjë çmos të kthehet te rezultatet pozitive.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency