Angli

Të njëjtat statistika në pesë ndeshje? Rastësia e habitshme Aguero-Haaland

Erling Haaland ia ka dalë me sukses që të përshtatet menjëherë në eksperiencën e tij të re në Premier League, me Man City. Deri më tani në pesë sfidat e para, 22-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe i vetmi që e ndjek pas është Mitrovic i Fulham me pesë gola.

Megjithatë nisja e startit të Haaland me kampionët e Anglisë, është pak a shumë e njëjtë me Sergio Aguero.  Argjentinasi u transferua te “qytetarët” në vitin 2011 dhe qëndroi atje për 10 sezone.

Aguero në pesë sfidat e para ka shënuar tetë gola, me Haaland që e kaloi me tre golëshin e tij të dytë te Man City përballë Nottingham Forest.

Statistikat në katër përballjet e para janë të njëjta për të dy lojtarët. Në ndeshjen e parë, Haaland shënoi dy herë përball West Ham dhe gjithashtu Aguero në ndeshjet e tij të parë zyrtare me klubin Anglez përball Swanesa City  ka shënuar dy gol.

Për të vijuar më pas, të dy lojtarët në përballjen e dytë nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetë, ndërsa në sfidën e tretë kanë shënuar nga një gol.

Në javën e katërt edhe Norvegjezi dhe Argjentinasi kanë shënuar tre golëshin e tyre të parë, ndërsa dallimi i vetëm është në javën e pestë, me Haaland që shënoi përsëri një tjetër tre golësh, ndërsa Aguero në vitin 2011 ka shënuar vetëm dy.

22-vjeçari është një makineri golash që po thyen çdo rekord në Premier League që në sezon e tij të parë me kampionët. Sipas raportimeve disa trajnerë në Premier League kanë biseduar me njëri tjetrin për të krijuar një aleancë anti – Haaland, por kush mund ta ndal Norvegjezin ?

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency