Të tjera detaje nga divorci, Pique nuk e ka tradhtuar Shakirën, ishin “çift i hapur”
Pas konfirmimit këtë fundjavë të ndarjes së Shakirës me Gerard Piquénë, dalin në dritë detaje të reja të marrëdhënies së komplikuar në çift. Programi “Viva la vida” i kanalit spanjoll Tele 5 pohon se nisja e procesit të divorcit ishte vendim i njëanshëm i këngëtares kolumbiane dhe se kjo lëvizje e befasoi mbrojtësin e Barcelonës. Këtë e ka shpjeguar një bashkëpunëtor i programit të lartpërmendur, José Antonio Avilés.
“Dikush shumë, shumë i afërt me Piquénë më ka siguruar se nuk ka pasur tradhti nga ana e tij. Ata janë habitur shumë qëndrimin e Shakirës”.
Nga ana tjetër, i njëjti bashkëpunëtor ka pohuar se lojtari dhe këngëtarja kolumbiane kanë rënë dakord që tri vite më parë të jenë një çift i hapur. Kujtojmë që të dy janë në një lidhje prej 12 vitesh, kanë dy fëmijë dhe nuk janë martuar kurrë.
Të jësh çift i hapur do të thotë: “bëj çfarë të duash, unë bëj atë që dua unë, por përballë botës jemi ende çift”.
Të shtunën e kaluar, më 4 qershor, Shakira njoftoi se po ndahej nga Pique përmes një deklarate të lëshuar nga agjencia e saj e komunikimit: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë, kërkojmë respekt për privatësinë. Faleminderit për mirëkuptimin.”
Lucy Mebarak, motra e artistes kolumbiane, ka treguar se ende nuk është takuar me motrën e saj: “Nuk e kam parë, nuk jetoj në Spanjë. Ende nuk di asgjë”. Nga ana tjetër, Lucy ka sqaruar se motra e saj “po shërohet dhe është jashtë Spanjës”. Lucy ka shtuar se për familjen, kjo situatë ishte “ndoshta e parashikueshme”.




