Premier League

Të veçantat e United-Arsenal, Ronaldo mister 801, mbyllet epoka Carrick!

Ndeshja mes Manchester United dhe Arsenalit kishte shumë të veçana. Cristiano Ronaldo me dy golat e tij arriti kuotën e 801 finalizimeve në karrierë si askush tjetër në karrierë pasi edhe dy brazilianët legjendarë Pele e Romario që thuhet se kanë shënuar mbi 1000 gola, zyrtarisht kanë 780 gola Romario dhe 767 Pele, rrjeta këto në ndeshje zyrtare të njohura nga FIFA.

Por sfida mes United dhe Arsenalit ishte edhe e fundit për Michael Carrick si trajner i parë i Red Devils, me Bruno Fernandes që ia dedikoi fitoren pikërisht ish-mesfushorit që mbyll kështu aventurën si trajner i përkohshëm me 2 fitore dhe 1 barazim dhe tashmë nuk do të jetë më as në rolin e ndihmësit siç ka bërë me Solskjaer. Si lojtar me Manchester United Carrick është aktivizuar për 12 vite nga 2006-ta në 2018-ën duke fituar 5 tituj të Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency