Itali

Të zhgënjyer nga Motta, klubi i Rei Manajt po mendon për Pirlon

Sezoni 2021-2022 nuk ka rezultuar shumë pozitiv për Spezian, e cila pas 35 javëve kampionat renditet në vendin e 16-të të Seria A me 33 pikë, duke qenë ende e rrezikuar për të rënë nga elita e futbollit italian, ndonëse kanë mbetur edhe tre javë kampionat.

Gjendur në këtë situatë, sipas raportimeve të medieve italiane, klubi Ligurian dëshiron të ndryshojë trajnerin. Spezia do të largojë Thiago Motta-n, ndërsa në vend të tij po shikojnë të afrojnë Andrea Pirlon.

Ish-trajneri i edicionit të kaluar i Juventusit, ka që nga largimi nga “Zonja e Vjetër” që është i papunë. Pirlo është një njohës shumë i mirë i Seria A si lojtar, megjithatë edhe si trajner ka eksperiencë, ndaj te Spezia shihet si personi i duhur që mund ta drejtojë ekipin e tyre.

Pjesë e Spezias është edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj, i cili që nga kalimi prej Barcelonës te klubi italian ka mbajtur rolin e titullarit dhe një ndryshim në stol nuk dihet se si mund të ndikojë për lushnjarin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency