Teknikë dhe fantazi, Fiorentina pranë firmës me mesfushorin e Barçës
E ardhmja e Riqui Puig pritet të vendoset në ditët në vijim. Negociatat mes mesfushorit dhe Fiorentinës janë shumë të avancuara, por mbetet për t’u përcaktuar formula e transferimit te skuadra italiane.
Situata kontraktuale e Riquit i ndërlikon gjërat. Kontrata përfundon verën e ardhshme, situatë që e shtyn Barçën për një transferim përfundimtar. Në rast të huazimit për një sezon, në qershor ai do të ishte i lirë dhe Barça nuk do të merrte asnjë dëmshpërblim.
Fiorentina po punon për një projekt ambicioz që përfshin rinovimin e kontratës së trajnerit të saj, Vincenzo Italiano, deri më 30 qershor 2025. Me të, Fiorentina arriti të kualifikohej në Conference League. Një tjetër klub që ka shfaqur interes është edhe Benfica.
Lojtari i akademisë së Barçës iu përgjigj thirrjes së Xavi Hernández për përgatitjet parasezonale, pavarësisht se kishte leje nga trajneri për të mos u paraqitur dhe për të vijuar kërkimin e një destinacioni të ri.



