Katar 2022

Tekniku që refuzoi Realin dhe PSG: Ju thashë të më qëndronin larg!

Ëndrra e tij është të fitojë Kupën e Botës me Brazilin dhe përsa kohë nuk e ka realizuar ende atë, nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë oferta edhe nëse bëhet fjalë për klube si Real Madrid apo PSG. Fjala është për Tite, teknikun e Brazilit i cili në Katar do të kërkojë të shpallë Selecaon kampion për herë të gjashtë në histori.

Së fundmi, 61-vjeçari ka zbuluar se në vitin 2018 refuzoi Realin, e po ashtu veproi edhe me PSG apo Sportingun e Lisbonës. Në Kupën e Botës në vitin 2018, Madrid më kontaktoi dhe kërkoi të nismin bisedimet. Por, iu bëra të qartë se nuk isha i interesuar.

Iu thashë të më linin të qetë dhe të më qëndronin larg. Të më lejonin të bëja punën time me Brazilin sepse kur merresh me diçka tjetër, atëherë nuk mund të japësh maksimumin. Mora oferta nga Reali, PSG dhe Sportingu, por nuk ishte ajo çfarë unë doja. Dua të fitoj Kupën e Botës dhe më pas mund ta vendos të ardhmen time”, u shpreh Tite.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency