La Liga

Telashe pa fund për Barçën, Aguero vuan nga aritmia kardiake, ja sa do mungojë!

Nuk kanë fund telashet për Barcelonën në këtë sezon. Sikur të mos mjaftonte kriza e rezultateve, skuadra katalanase duhet t’i bëjë llogaritë pa shërbimet e Sergio Agueros për 3 muajt e ardhshëm. Analizat të cilave u është nënshtruar sulmuesi argjentinas kanë zbuluar që El Kun vuan nga një aritmi kardiake, dhe gjendja e tij do të ndiqet hap pas hapi nga mjekët e klubit katalanas, por fillimisht Aguero do të qëndrojë 3 muaj pushim. Sergio Aguero i cili ka shënuar vetëm 1 gol me Barçën atë në El Clasicon ndaj Realit, ndërkohë që ishte duke luajtur vetëm ndeshjen e tij të dytë si titullar me blaugranat kur në minutën e 41 të sfidës ndaj Alaves u shtri në fushë duke vendosur dorën në gjoks dhe duke krijuar frikë dhe ankth në Camp Nou. Pasi humbi 3 muajt e parë të sezonit për shkak dëmtimi tashmë Aguero do të qëndrojë edhe 3 muaj të tjerë jashtë për shkak të aritmisë kardiake.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency