Telashe për Napolin, pozitiv me COVID-19 edhe trajneri
Lucciano Spalletti, pozitiv me COVID-19. Lajmi u dha nga vetë klubi i Napolit nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“Rezultatet e tamponëve të kryer dje tregojnë se Luciano Spalletti është pozitiv me COVID-19. Trajneri është asimptomatik dhe do të ndjekë periudhën e izolimit sipas protokollit shëndetësor.”
Nuk ka qetësi për klubin napolitan, që gjatë orëve të fundit ka regjistruar edhe katër raste të tjera me Koronavirus. Ata janë Mario Rui, një futbollist i të rinjve, një anëtar i stafit dhe një magazinier, plus Malcuit. Gjithçka ka ndodhur para ndeshjes me Juventusin, e programuar për t’u zhvilluar më 6 janar. Në pankinë, në vend të Spallettit, do të ulet Domenichini.
Quiz Cat: No Quiz found



