Serie A

Telashe për Piolin, dëmtohen dy mbrojtësit e krahut

Angazhimi i futbollistëve me kombëtaret ka shqetësuar jo pak Milanin e Stefano Piolit, pasi dy prej tyre janë rikthyer të dëmtuar në Milano dhe rrezikojnë të mungojnë për disa ndeshje.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Davide Calabria që la grumbullimin me Italinë dhe u rikthye të rikuperohet me mjekët e klubit, por edhe për anësorin tjetër Ballo-Toure, që nuk luajti në asnjë takim me përfaqësuesen e tij, pikërisht për shkak të dëmtimit.

Të dy futbollistët pritet të moj jenë në dispozicion të Piolit të paktën në ndeshjen e parë në kampionat, megjithatë lajm i mirë është rikthimi i Theo Hernandez, që do të marrë vendin e tij në të majtë.

Sa i përket krahut të djathtë të mbrojtjes, favorit është i riu francez Kalulu, megjithatë nuk përjashtohet edhe rikthimi i Florenzit, që ka lënë pas dëmtimin dhe po stërvitet me grupin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency