Kategoria Superiore

Telushi: I lumtur që jam pjesë e Partizanit

Pas një eksperience të shkurtër në kampionatin kroat, Bruno Telushi u rikthye në Superiore në muajin dhjetor, duke qenë edhe afrimi i parë i merkatos për Partizanin.

Mesfushori vlonjat ishte një nga futbollistët e kërkuar me ngulm nga Starova dhe aktualisht është duke u stërvitur me skuadrën në fazën përgatitore të Antalias. Telushi rrëfen se është i lumtur që është rikthyer në Superiore dhe për më tepër, që do të luajë me Partizanin.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Kategorinë Superiore dhe që do të jem pjesë e Partizanit, që më bindi me projektin e tij. Të kuqtë më kanë kërkuar edhe më herët, por vetëm tani u bë i mundur transferimi im këtu. Do të më duhet pak kohë për t’u përshtatur, por besoj se shumë shpejt do të jem në maksimumin tim për të ndihmuar ekipin”, u shpreh Telushi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency