Kategoria Superiore

Telushi: Nuk e meritonim humbjen, gati për derbin!

Dallohej qartë mërzitja në fytyrën e Bruno Telushit. Dëshira e tij ishte të fitonte me Partizanin në Vlorë, por në fund të kuqtë u mundën nga ish skuadra e mesfushorit.

Si ishte për ty që të luash në Vlorë dhe të dalësh me kokën ulur?

Luajtëm futboll. Ne i mbajtëm në portë. Flamurtari shënoi me vetëm në një episod. Është hera e tretë që vij në Vlorë dhe ndihem mirë.

Fanella me emrin e Telushit dhe katër burrat që shikonin sfidën…

Tani që po i shikoj janë njerëzit e mi. Janë kushërinjtë e mi dhe më kanë bërë një surprizë të bukur.

Ndjen keqardhje që Flamurtari iu mundi me armën tuaj më të mirë? Partizani ka pasur presingun lart në minutat e para si armën më të fortë, Flamurtari iu kopjoi…

Unë e thashë që goli i Flamurtarit ishte një episod i dhuruar. Flamurtari nuk prodhoi ndonjë lojë. Ai 5 minutëshi i parë e filluam pak keq, por golin ia dhuruam, nuk ishte për meritën e tyre.

Të shkon mendja te derbi?

Normalisht që më shkon mendja. Vajta 5 apo 6 ndeshje që jam me 3 kartona dhe kështu po e shty hajde dhe këtë ndeshje hajde dhe këtë ndeshje. Sot po ruhesha për shkak të derbit.

Je gati për derbin?

Po po ajo është ndeshja më e bukur në Shqipëri. Edhe ndeshjen e parë e shijova në maksimum dhe ishin emocione të paharrueshme. Ajo është maja e futbollit shqiptar dhe normalisht dua që të luaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency