Telushi përcjell optimizëm para derbit: Dimë të ringrihemi pas një humbjeje
Bruno Telushi foli për “Supersport” pak para se të niste stërvitja e kësaj të marte në Pezë Helmës për derbin e të premtes Partizani-Tirana. Mesfushori vlonjat siguroi se atmosfera të “Demat” është mjaft pozitive, pavarësisht humbjes me Flamurtarin fundjavën e kaluar.
“Ndeshja derbi është maja e futbollit shqiptar. Është një javë shumë emocionuese dhe po përgatitemi mjaft mirë edhe pse u mundëm në Vlorë. Uroj të arrijmë ku duhet dhe të mos dalim pa pikë. Humbja me Flamurtarin? Ishte një ndeshje për t’u harruar. E kemi bërë analizën e ndeshjes. Besoj se do ta kalojë këtë takim siç kemi bërë edhe pas humbjeve me Skënderbeun, ku kemi reaguar dhe kemi treguar se grupi ka forcë”.



