Ten Hag mbetet tek Ajaksi, rinovon deri në vitin 2022
Ajaxi i Amsterdamit blindon trajnerin Erik ten Hag me një kontratë të re. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, 49-vjeçari do të qëndrojë në krye të “harkëtarëve” deri në vitin 2020, ndërsa kontrata e vjetër i skadonte në fund të sezonit të ardhshëm.
Në këtë detyrë që nga 1 janari i vitit të kaluar, Ten Hag e mbylli sezonin duke fituar kampionatin dhe Kupën në Holandë, ndërsa në Champions preku gjysmëfinalet, ku ekipi nga Amsterdami u eliminua nga Tottenhami pas një humbjeje dramatike 2-3 në sekondat e fundit të shtesës.
Ten Hag duhet të tregojë se suksesi i arritur gjatë sezonit që sapo u mbyll nuk ishte i rastësishëm dhe se pavarësisht largimeve të disa lojtarëve cilësorë Ajaksi sërish mbetet forcë e parë Holandë dhe për t’u respektuar në Europë.



