Premier League

Ten Hag nis merkaton e United ende pa u zyrtarizuar trajner, kërkon dy sulmues!

Erik Ten Hag është një hap larg zyrtarizimit të marrëveshjes me Manchester United, teksa holandezi është përzgjedhur nga drejtuesit e Djajve të Kuq si njeriu i duhur për të rikthyer lavdinë në klubin anglez.

Por, teksa pret fundin e sezonit me Ajax, Ten Hag ka dorëzuar te drejtuesit e anglezëve edhe një listë me emrat që kërkon të nënshkruajë merkaton e ardhshme për të synuar ringritjen e United. 52-vjeçari preferon të ketë mbi të gjitha dy sulmues në repartin e avancuar duke qenë se aty pritet të ketë ndryshime me Rashford, Lingard, Cavani apo edhe Ronaldo të cilët janë me “valixhe në duar”.

Preferenca e parë për Ten Hag është bashkëkombasi i tij, Steven Bergwijn, i cili aktualisht është pjesë e Tottenham. Sulmuesi nuk është një zgjedhje e parë për trajnerin Antonio Conte me këtë të fundit që e ka aktivizuar në vetëm një rast si titullar, ndërsa preferon Dejan Kulusevskin.

Në këtë formë, Manchester United mund të përfitojë dhe ta transferojë për shumën e 20 milionë paundëve, ndërsa problem mbetet konkurrenca nga klubet gjermane dhe franceze të cilat po ashtu dëshirojnë 24-vjeçarin. Ndërkaq, një tjetër lojtar që është në listën e Ten Hag për Manchester United sezonin e ardhshëm është edhe Paulo Dybala.

Argjentinasi pasi vendosi të mos rinovojë me Juventusin, mund të largohet me parametër zero nga klubi italian dhe është një mundësi e mirë për Djajtë e Kuq. Sipas Corriere Dello Sport ka pasur një takim mes përfaqësuesve të sulmuesit dhe drejtuesve të United, ndërsa bisedimet janë të avancuara dhe premtuese.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency