Angli

Ten Hag ribashkohet me “dashurinë e vjetër”, Antony zyrtarisht pjesë e Man. UTD  

Antony është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Manchester United. Trajneri Ten Hag bashkohet sërish me sulmuesin e preferuar, duke vazhduar punën me përforcimin e skuadrën edhe në orët e fundit të merkatos.

22-vjeçari ka firmosur me “Djajtë e Kuq” për plot pesë sezone, pra Antony do luajë në “Old Trafford” deri në 2027-ën.

Duke folur pas zyrtarizimit te Man. UTD, Antony tha: “Ky është një moment i pabesueshëm në karrierën time. Është e pabesueshme që bashkohem me një klub kaq të madh dhe me kaq shumë histori. Të luaja me Erik ten Hag më ndihmoi të zhvillohesha shumë. Nuk mund të presë derisa të bashkohem me shokët e rinj të skuadrës dhe të jem pjesë e suksesit të Manchester United.”

Manchester United bëri një pagesë të “çmendur” prej plot 85 milionë paundësh për afrimin e sulmuesit brazilian nga Ajax.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency